CLEVELAND

nba.com
Rreshje e trepikëshave
16 November, 2014 @11:18
Seria e fitoreve të Cleveland Cavaliersit, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Atlanta Hawks.
Djelmoshat e trajnerit David Blatt, ia nisën ndeshjes sikur rrufe, ku në çerek të parë, në nëntë tentimet nga vija e treshit, ishin të saktë 100%, gjë që kjo shifër është një rekord në NBA.
Lojtarët e Clevelandit, nuk u ndalën aspak gjatë lojës, ku dominuan plotësisht dhe i mposhtën shqiponjat e Atlantës, me rezultat 127-94.
King James, ishte përsëri kyresori në skenë me 32 pikë e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving me 20 sosh.
Te Hawks u dallua vetëm Paul Millsap me 16 pikë, por nuk mjaftuan për tu mos lagur nga të rreshurat e tresheve të Clevelandit, të cilët 19 herë shënuan nga vija e treshit, gjatë ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e katërt me radhë e kavalierëve, të cilët në përgjithësi i kanë pesë fitore, krahas tre humbjeve dhe gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Lindore.
Video
Cleveland-Atlanta