TREPÇA
BOROZANI
Brown e Thompson, mjaftojnë ndaj Kastriotit
16 November, 2014 @18:54
Trepça arrin fitoren e gjashtë të stinorit, pa u munduar shumë ndaj Kastriotit të fundosur në tabelë.
Ekipi i Ilir Selmanit ka krijuar një epërsi tepër të madhe në çerek të parë të ndeshjes për të vazhduar pastaj qetë lojën deri në fund, përkundër se ferizajasit me përforcimin e tyre të ri tentonin të afroheshin.
Në fund, Trepça festoi fitoren e radhës me 25 pikë epërsi ndaj Kastriotit. Anthony Thompson përsëri është treguar lojtari më efikas i mitrovicasve me 23 pikë të shënuara në ndeshje.
Sidoqoftë, Ken Brown ka qenë njeriu më i dalluar te ekipi i xehetarëve, duke regjistruar double-double’in e radhës me 21 pikë dhe 10 asistime në fitoren e thellë të Trepçës.
Pas shumë kohësh, për Trepçën ka luajtur edhe Gazmend Asllani, i cili ka shënuar 6 pikë sonte në 8 minutat e paraqitura në fushë.
Ndërsa i talentuari Samir Zekiqi, ka treguar përsëri precizitet të madh nga vija e treshit duke shënuar 3 prej 5 tentimeve, për 17 pikë përfundimtare të tij.
Te ekipi i Visar Xhemajlit, qendra amerikani Donald Lawes ka regjistruar 23 pikë, për tu bërë më efikasi në ekipin e tij, derisa u ndihmua edhe Reuben Werber me 19 pikë.
Për Kastriotin ka debutuar sonte përforcimi i ri Stephen Coles, që ka shënuar 9 pikë dhe 13 kërcime për ekipin ferizajas në debutimin e tij.
Trepça vazhdon të mbajë vendin e tretë të tabelës me plotë meritë pas paraqitjeve të suksesshme, kryesisht të playmakerit amerikan, Ken Brown, derisa Kastrioti për fitoren e parë të stinorit, duhet të shikojë mundësitë tjera në xhirot e radhës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Trepça | Kastrioti | ||
Çereku i parë | 36 | 11 | |
Çereku i dytë | 17 | 21 | |
Çereku i tretë | 17 | 14 | |
Çereku i katërt | 28 | 27 | |
Kërcime | 30 | 27 | |
Asistime | 21 | 3 | |
Bllokada | 2 | 1 | |
Topa të vjedhur | 1 | 0 | |
Topa të humbur | 1 | 2 | |
Tentime për tre pikë | 9/17 | 4/12 | |
Tentime nga loja | 37/64 | 21/51 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 15/20 | 27/33 |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Anthony Thompson | 23 pikë | 6 kërcime | |
2 | Ken Brown | 21 pikë | 10 asistime | 7 kërcime |
3 | Samir Zekiqi | 17 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
4 | Valdrin Haxhiu | 9 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
5 | Fikret Handzic | 9 pikë | 4 kërcime | |
6 | Gazmend Asllani | 6 pikë | ||
7 | Musab Mala | 5 pikë | 1 asistim | |
8 | Marquiz Baker | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Arian Mehmeti | 2 pikë | 5 kërcime | |
10 | Vigan Hajrizi | 2 pikë |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Donald Lawes | 23 pikë | 6 kërcime | |
2 | Reuben Werber | 19 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
3 | Vincent Williams | 12 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4 | Stephen Coles | 9 pikë | 13 kërcime | |
5 | Armend Jashari | 6 pikë | ||
6 | Fisnik Juniku | 2 pikë | 1 asistim | |
7 | Gent Shabani | 2 pikë |