Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Mposhtin Besën, me mendje te Prishtina

KB Peja/Facebook

Mposhtin Besën, me mendje te Prishtina


16 November, 2014 @21:45

Nënkampionja e Kosovës, Peja, ka arritur që të shënojë fitore të lehtë ndaj Besës në derbin e qytetit më Perëndimor të Kosovës. 

Fillimi i mirë i ndeshjes nga verdhezinjtë, ku pejanët diktuan tempon, bëri që Boris Kurtovic, të shënojë fitore të radhës ndaj ish ekipit të tij (Besa, stinori i kaluar) për të qenë gati për përballjen më të rëndësishme që vjen xhiron e radhës, ndaj Prishtinës.

Kurtovic shfrytëzon të gjithë basketbollistët

Koshashënuesi më i mirë i takimit ishte mjeshtri Samir Shaptahovci, që shënoi 22 pikë dhe bëri 4 asistime në fitoren e radhës për Pejën, derisa atij i ndihmoi mjaft edhe Drilon Hajrizi me 21 pikë e 3 asistime. 

Përveç dyshes së përmendur, Gerti Shima e Jan Mocnik kanë qenë afër double-double’it sonte, ku të parit i mungoi një kërcim krahas 14 pikëve të shënuara, derisa sllovenit, një asistim krahas 10 pikëve. 

Simovic e Hajdari, duken gati

Alban Veseli dhe Hrvoje Puljko janë pushuar para derbit me Sigal Prishtinën sonte, derisa të gjithë basketbollistët verdhezi kanë marrë vizë për lojë sonte nga Kurtovic ndaj Besës. 

Teo Simovic, qendra kroate e rikthyer në Pejë, duket se po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Ai ka pasur 25 minuta të kaluara në parket, ku ka kontribuuar me 15 pikë impresive. E prej bankës pejane kanë ardhur 20 pikë ndihmë për pesëshen e parë, ku Arti Hajdari shënoi 10 pikë ndaj ish ekipit të tij. 

Përqindja e ulët

Te Besa, e tërë pesëshja e parë e ekipit ka shënuar pikë dyshifrore, derisa më efikasi ka qenë Arian Qallaku me 20 pikë, por ai ka pasur shut katastrofal për tre pikë sonte, duke shënuar vetëm një nga 8 tentime. 

Kapiteni Beqë Kovaqi ka shënuar 17 pikë, derisa ka qenë më produktiv për ekipin sesa basketbollistët tjerë në ekipin e tij. 

Peja me bilanc 7-1 pret Sigal Prishtinën xhiron që vjen, derisa Besa (2-6) Bashkimin. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore:

Besa Peja
Çereku i parë 20 27
Çereku i dytë 21 27
Çereku i tretë 17 20
Çereku i katërt 21 28
Kërcime 33 36
Asistime 21 27
Bllokada 0 0
Topa të vjedhur 6 10
Topa të humbur 17 15
Tentime për tre pikë 4/19 14/34
Tentime nga loja 29/66 39/70
Tentime nga gjuajtjet e lira 17/27 10/19


Statistikat individuale te Besa

1 Arian Qallaku 20 pikë 6 kërcime 3 asistime
2 Beqë Kovaqi 17 pikë 5 kërcime 2 asistime
3 Shawntez Patterson 12 pikë 7 kërcime 4 asistime
4 Manny Richardson 12 pikë 6 kërcime 1 asistim
5 Umar Shannon 11 pikë 5 asistime 3 kërcime
6 Dominique Scales 5 pikë 4 kërcime 2 asistime
7 Dion Basha 2 pkë 1 kërcim 1 asistim


Statistikat individuale te Peja

1 Samir Shaptahovic 22 pikë 7 kërcime 4 asistime
2 Drilon Hajrizi 21 pikë 7 kërcime 3 asistime
3 Teo Simovic 15 pikë 4 kërcime 3 asistime
4 Gerti Shima 14 pikë 9 kërcime 2 asistime
5 Jan Mocnik 10 pikë 9 asistime 1 kërcim
6 Arti Hajdari 10 pikë 4 kërcime 1 asistime
7 Rron Grapci 6 pikë 3 kërcime 2 asistime
8 Vigan Radoni 4 pikë 2 asistime

BASHKIMI-YLLI

Çereku i fundit, vendos fituesin

FBK Superliga

Çereku i fundit, vendos fituesin

16/11/14 @ 21:26

TREPÇA

Brown e Thompson, mjaftojnë ndaj Kastriotit

FBK Superliga

Brown e Thompson, mjaftojnë ndaj Kastriotit

16/11/14 @ 18:54

VËLLAZNIMI

Vëllaznimi kthen Mimsin në Kosovë

FBK Superliga

Vëllaznimi kthen Mimsin në Kosovë

16/11/14 @ 16:53

CLEVELAND

Rreshje e trepikëshave

NBA

Rreshje e trepikëshave

16/11/14 @ 11:18

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga