ETHET E SUPERDERBIT

Prishtina përforcohet para superderbit me Pejën
18 November, 2014 @10:52
Para superderbit të basketbollit kosovar, Peja - Sigal Prishtina, të dy skuadrat janë përforcuar me qendra të reja - që ndoshta edhe do të debutojnë në këtë super përballje të basketbollit tonë.
Derisa Peja para disa ditës kishte paraqitur për regjistrim qendrën boshnjako-kroate, Jozo Brkic, Sigal Prishtina sot ka paraqitur për regjistrim në Federatë të Basketbollit të Kosovës, amerikanin Gary McGhee.
McGhee së fundi shkruhet të ketë qenë lojtari i ekipit rumun, Oradea, ndërsa stinorin e shkuar ka luajtur në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Me ekipin gjerman, qendra 210 centimetërshe e Prishtinës ka pasur mesatare prej 6.4 pikëve për ndeshje dhe 4.8 kërcimesh për ndeshje.
Me regjistrimin e Gary McGhee, Sigal Prishtina ka ç‘regjistruar lojtarin e deritashëm të saj, Aaron McGhee.
Derbi i Superligës ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës luhet të enjten në Karagaç, që do të thotë se McGhee-iu i ri do të mund të luaj në këtë ndeshje nëse vjen në Prishtinë.
Qendra e re e Prishtinës në Gjermani ka qenë bashkëlojtar me ish lojtarin e saj, Adam Waleskowski.
Video
Gary McGhee në akacion