PËRFORCIMI I LËNDUAR

Dennis Mims në fanellë të Trepçës, duke bllokuar Fisnik Rugovën e Sigal Prishtinës/ BOROZANI/Erdis Driza
Mims largohet nga Vëllaznimi pa debutuar fare
18 November, 2014 @10:33
Qendra amerikane Dennis Mims, që konsiderohej si prurje e madhe për ekipin gjakovar para ndeshjeve të mesjavës - do të largohet nga Vëllaznimi.
Kjo pasi që klubi ka konstatuar se ai vuan nga një lëndim dhe për këtë arsye nuk do të qëndrojë te ekipi kuqezi që po trajnohet nga Jeton Nixha.
Njoftimin për këtë rast e ka bërë faqja zyrtare e kuqezinjëve në Facebook.
Kështu Mims, që ka bërë karrierë më parë në Kosovë duke luajtur për Trepçën, do të largohet nga vendi pa zhvilluar asnjë ndeshje me Vëllaznimin.
Vëllaznimi këtë xhiro do të luan pikërisht ndaj Trepçës, ish skuadrës së Mimsit.