KARAGAÇ

BOROZANI/Lis Dorambari
Besa e Bashkimi, hapin xhiron sonte
19 November, 2014 @12:45
Sonte në Karagaç, me fillim nga ora 19:00 hapet xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës ku Besa vendase pret Bashkimin nga Prizreni.
Ekipi pejan që ka regjistruar vetëm dy fitore deri më tani në Superligë, është duke kërkuar që të shkëputet nga pjesa e poshtme e tabelës me një fitore të mundshme ndaj prizrenasve.
Kthime e përforcime
Ata së fundi kanë njoftuar për kthimin e basketbollistit, Blendi Matoshi, në radhët e tyre, që pritet t’i ndihmojë ekipit në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, Bashkimi do të kërkojë fitore gjithashtu në Pejë ndaj Besës, e posaçërisht me dyshen e re të ardhur të të huajve, King Tawaski dhe Noel Johnson, që nuk u treguan fortë në debutimin e tyre në Sezai Surroi ndaj Yllit.
Përballja e kaluar, fitore e ngushtë e Bashkimit
Bashkimi ka bilanc 5-3 dhe është duke e ndjekur Trepçën në luftë për vend të tretë.
Ndeshja do të gjykohet nga treshja e referëve: Faton Kurshumlija, Burim Berisha dhe Hazir Haxha, derisa vëzhgues do të jetë Alban Lumi.
Shiko ndeshjen e kaluar Bashkimi-Besa
Përballjen e parë mes dy skuadrave e kishte fituar Bashkimi në Prizren, me rezultat të ngushtë ndaj ekipit të udhëhequr nga Fabian Gjuka.