LAL-ATL

nba.com
Natë gëzimi, vjen fitorja e dytë
19 November, 2014 @11:40
Seria e zezë e humbjeve për Los Angeles Lakers mbrëmë në ndeshjen kundër Atlanta Hawksit, përfundoi me fitore 114-109.
Rikthimi i Nick Youngut në skuadër, i cili ishte i lënduar, ndikoi pozitivisht te Lakers, që ia lehtësoi punën edhe superyllit Kobe Bryant.
Black Mamba në këtë ndeshje luajti me 28 pikë e 4 kërcime, derisa i rikthyeri nga lëndimi, Nick Young dha kontribut me 17 pikë.
Tek shqiponjat, më i miri ishte Paul Millsap me 29 pikë, por nuk mjaftuan për ta ndalur, fitoren e dytë të Los Angeles Lakersit.
Kobe Bryant gjithashtu, në këtë ndeshje kaloi barazhin e 32.000 pikëve, në karrierën e tij, duke iu afruar edhe më shumë Michael Jordanit, për tu vendosur në vendin e tretë në histori të NBA-së, si koshashënues më i mirë.
Lakers ndodhet në fund të tabelës në Konferencën Perëndimore, me 2 fitore e 9 humbje.
Video
Atlanta-Lakers