Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE CLASH

Ethet e superderbit në Pejë

BOROZANI/Erdis Driza

Ethet e superderbit në Pejë


20 November, 2014 @8:56

Superderbi i basketbollit luhet sonte në Karagaç të Pejës. Derisa palestra pritet të jetë e stërmbushur nga çmimi simbolik prej 2 eurove për një ndeshje që vlen më shumë, të dyja ekipet kërkojnë fitore, veçanërisht vendasit. 

Dallimet

Dy stinorë më parë, Peja fitonte Sigal Prishtinën në finale të kampionatit, e stinorin që shkoi, Sigal Prishtina ia kthente pejanëve duke fituar çdo titull. 

Ndërkaq, ky stinor nisi përsëri me dominim të ekipit nga kryeqyteti. Ata fituan ndeshjen e parë të zhvilluar ndaj Pejës në Pallatin e Rinisë dhe të Sportve dhe janë të pamposhtur në vend ende. 

Peja të vetmen humbje e ka nga Sigal Prishtina në vend - dhe sonte kërkon kthimin në lojë dhe fitoren për t’u barazuar në tabelë. 

Basketbollistët e ndërruar

 

Ndërrimi i vetëm te kampioni nga ndeshja e parë e zhvilluar më 12 tetor është qendra amerikane. Atëherë luante Aaron McGhee, ndërsa për sonte, ata kanë angazhuar Gary McGhee. 

Peja, ndeshjen e parë e ka luajtur me vetëm dy të huaj (pasi që Jan Mocnik dhe Radomir Marojevic, nuk kishin të drejtë loje). E për më tepër, nga ajo kohë, Peja ka larguar Marojevicin duke angazhaur Jozo Brkicin, që pritet të debutojë në superderbi. 

Mocnik vs Berisha

 

Te vendasit Jan Mocnik është në formë tejet të mirë në xhirot e fundit, derisa te Sigal Prishtina i padiskutueshëm është Dardan Berisha që ka shënuar rekordin e pikëve për këtë stinor në Superligë, 49 dhe po mban më shumë se gjysmën e barrës së ekipit të tij.  

Transmetim i drejtpërdrejtë i lojës është paralajmëruar në RTV 21 HD, derisa pas ndeshjes ritransmetimi bëhet në RTV Dukagjini. Gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në superderbi dhe pritet të kenë punë sonte janë: Faton Kurshumlija, Xhelal Mumini dhe Artan Gashi. 

Këtu shikoni statistikat dhe artikullin e ndeshjes së parë Sigal Prishtina - Peja

Këtu shikoni tabelën aktuale të Superligës


PEJË

Hysenagolli dhe Tankelewicz shkëlqejnë në Karagaç

FBK Superliga

Hysenagolli dhe Tankelewicz shkëlqejnë në Karagaç

19/11/14 @ 21:08

MITROVICË

Ikën Ken Brown!

FBK Superliga/International/Transfere

Ikën Ken Brown!

19/11/14 @ 13:32

KARAGAÇ

Besa e Bashkimi, hapin xhiron sonte

FBK Superliga

Besa e Bashkimi, hapin xhiron sonte

19/11/14 @ 12:45

LAL-ATL

Natë gëzimi, vjen fitorja e dytë

NBA

Natë gëzimi, vjen fitorja e dytë

19/11/14 @ 11:40

RISI TE VËLLAZNIMI

Ergin Grosha - përforcim i ri i Vëllaznimit

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ergin Grosha - përforcim i ri i Vëllaznimit

11/08/23 @ 19:04

SHQIPONJAT

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

FBK Superliga/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

10/08/23 @ 17:01

SHQIPONJAT

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

FBK Superliga/Transfere

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

10/08/23 @ 16:19

RIKTHEHET PAS 5 VITESH NË PRIZREN

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

FBK Superliga/Transfere

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

10/08/23 @ 13:51

MITROVICASIT ME MUNDËSI TË MIRA

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

10/08/23 @ 13:17

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

10/08/23 @ 08:35

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

05/08/23 @ 23:42

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga