Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Hysenagolli dhe Tankelewicz shkëlqejnë në Karagaç

Hysenagolli dhe Tankelewicz shkëlqejnë në Karagaç


19 November, 2014 @21:08

Skuadra e Bashkimit, falë lojës fenomenale të dyshes Endrit Hysenagolli dhe Tom Tankelewicz ka arritur që të shënojë fitore ndaj Besës në Karagaç të Pejës sonte.  Borozani.com

Ekipi prizrenas ka nisur ngadalë ndeshjen, derisa Besa përfundoi çerekun e parë në epërsi të lehtë, 20-19. Më pas ekipi i trajnerit Miodrag Baletic arrin të përfundojë pjesën e parë në epërsi të lehtë, 41-39. 

Dallimi në pjesë të dytë

Derisa në çerekun e tretë ndeshja ishte sado-kudo e baraspeshuar, në atë të fundit Bashkimi arrin të ngrit epërsinë, për të fituar në fund me 14 pikë dallim ekipin pejan. 

Qendra shqiptare e prizrenasve, Hysenagolli, ka pasur paraqitje fantastike për ekipin duke shënuar 23 pikë e 15 kërcime për të kompletuar double-double’in e radhës, derisa atij i ndihmoi edhe koshashënuesi më i mirë i ekipit dhe i ndeshjes sonte, amerikani Tom Tankelewicz që shënoi 26 pikë, derisa ndihmoi edhe me 6 kërcime, 5 asistime dhe 2 vjedhje topi. 

King me double-double 

Qendra e re amerikane, Tawaski King, ka shënuar double-double’in e parë në Superligë të Kosovës në paraqitjen e dytë të tij me Bashkimin, duke regjistruar shifrën e 13 pikëve dhe 10 kërcimeve në ndeshje. 

Te Besa më i dalluar ka qenë Manny Richardson, me 22 pikë dhe 12 kërcime, derisa Dominique Scales dhe Shawntez Patterson kanë qenë lojtarët tjerë të vetëm që kanë shënuar pikë dyshifrore në ekip - 12 dhe 10 sosh. 

Fitorja e gjashtë e Bashkimit vjen para ndeshjes ndaj Kastriotit, derisa Besa ka regjistruar disfatën e shtatë para takimit me Sigal Prishtinën. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore

BESA BASHKIMI
Çereku i parë 20 19
Çereku i dytë 19 22
Çereku i tretë 14 19
Çereku i katërt 16 23
Kërcime 32 42
Asistime 16 19
Bllokada 1 -
Topa të vjedhur 6 8
Topa të humbur 12 18
Tentime për tre pikë 3/23 6/17
Tentime nga loja 24/70 30/62
Gjuajtje të lira 18/25 17/28


Statistikat individuale te Besa

1 Manny Richardson 22 pikë 12 kërcime 2 asistime
2 Dominique Scales 12 pikë 4 kërcime
3 Shawntez Petterson 10 pikë 4 kërcime 2 asistime
4 Umar Shannon 9 pikë 9 asistime 3 kërcime
5 Beqë Kovaqi 7 pikë 4 kërcime 2 asistime
6 Arian Qallaku 4 pikë 1 kërcim 1 asistim
7 Sami Hajzeraj 4 pikë 2 kërcime
8 Dion Basha 1 pikë 2 kërcime


Statistikat individuale te Bashkimi

1 Tom Tankelewicz 26 pikë 6 kërcime 5 asistime
2 Endrit Hysenagolli 23 pikë 15 kërcime
3 King Tawaski 13 pikë 10 kërcime 1 asistim
4 Spencer Dixon 10 pikë 4 asistime
5 Qëndrim Biraj 4 pikë 4 kërcime 2 asistime
6 Altin Morina 3 pikë 4 kërcime 3 asistime
7 Kreshnik Juniku 2 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Ujkan Karanezi 2 pikë

MITROVICË

Ikën Ken Brown!

FBK Superliga/International/Transfere

Ikën Ken Brown!

19/11/14 @ 13:32

KARAGAÇ

Besa e Bashkimi, hapin xhiron sonte

FBK Superliga

Besa e Bashkimi, hapin xhiron sonte

19/11/14 @ 12:45

LAL-ATL

Natë gëzimi, vjen fitorja e dytë

NBA

Natë gëzimi, vjen fitorja e dytë

19/11/14 @ 11:40

KEVIN GARNETT

Dëshiron ta blejë Minnesotën

NBA

Dëshiron ta blejë Minnesotën

18/11/14 @ 20:18

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44

FLET KAPITENI

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

17/07/23 @ 16:38


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga