PRISHTINA KONFIRMON

Foto: KB Prishtina/Facebook
Gary McGhee debuton në Karagaç
20 November, 2014 @11:10
Qendra e re e Sigal Prishtinës e ardhur rishtazi këtë javë, Gary McGhee, është i gatshëm për të debutuar me ekipin e tij të ri në superderbin kosovar ndaj Pejës në Karagaç sonte.
Gary, që erdhi si zëvendësim i Aaron McGhee, është cituar të ketë thënë se është i gatshëm për ndeshjen e sontme, shkruan faqja zyrtare e ekipit kampion në Facebook.
Sigal Prishtina është ekipi i vetëm pa humbje pas 8 xhirove të para në Superligë dhe dëshiron të vazhdojë këtë seri, derisa rival kryesor për çdo trofe në Kosovë e ka Pejën.