HOU-LAL

nba.com
E dyta me radhë për Kobe & co.
20 November, 2014 @13:31
Ndoshta vështirë të besohet, por rikthimi i Nick Youngut tek skuadra e Lakersit, bëri ca lëvizje pozitive tek ekipi nga Los Angelesi.
Pas fitores ndaj Atlantës, dje arritën një tjetër fitore me vlerë shumë të madhe, duke e mposhtur njërën ndër skuadrat në formë Houston Rockets.
Lakers fitoi ndeshjen me rezultat 98-92, por duhet të ceket se tek raketat mungoi qendra gjigante Dwight Howard për shkak të lëndimit.
Sidoqoftë, kjo ishte fitorja e tretë e Lakersit në këtë stinor, ndërsa rolin kryesor te fitorja luajti përsëri Kobe Bryant, i cili shënoi 29 pikë, i bëri 7 asistime dhe i rrëmbeu 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Nick Young me 16 pikë.
Në anën tjetër te Houston, në mungesë të Howardit më i dalluari ishte James Harden me 24 pikë, por ishin të pamjaftueshme për t’ia ndalur gëzimin Lakersit.
Skuadra e trajnerit Bryon Scott, për herë të parë në këtë stinor arriti dy fitore radhazi, ndërsa tani kanë tre fitore në total, krahas nëntë humbjeve.