Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRILLER PËRSËRI

Peja heroikisht te fitorja ndaj Prishtinës

BOROZANI/Erdis Driza

Peja heroikisht te fitorja ndaj Prishtinës


20 November, 2014 @20:44

Peja e arriti atë që e donte shumë. Fitoren e madhe ndaj Sigal Prishtinës, për t’ia shkaktuar këtyre humbjen e parë të stinorit. 

Karagaçi me afro 3 mijë shikues gumëzhinte Peja-Peja, derisa në ndeshje kishte gjithçka nga basketbolli. 

Paraqitje e mrekullueshme e dy ekipeve, që janë shpirt i basketbollit të vendit tonë, derisa lojtarët luftuan deri në atomin e fundit të tyre, duke rrezikuar edhe lëndime në disa raste. 

Fillimi i furishëm dhe snajperët funksional

Superderbi ia nisi furishëm. Treshe nga secila palë, shpejtë. Në njërën anë Samir Shaptahovic dhe Hrvoje Puljko, në tjetrën Dardan Berisha dhe Edmond Azemi mbanin balancin. 

Loja e shpejtë me shënime nga të dyja palët dhe precizitet në pjesë të parë, bëri që pjesa e parë të përfundojë me 10 pikë epërsi për Pejën, 51-41. 

Çereku i tretë nisi me lojë më të mirë të Sigal Prishtinës, që dalë-ngadalë ulën epërsinë pejane, në disa momente edhe në dy pikë, por sidoqoftë, Peja arriti që me Samirin, e Alban Veselin të mbahet. 

Nisja e çerekut të katërt ishte me telashe te Peja, pasi që qendra Jozo Brkic, e pak më vonë edhe Drilon Hajrizi u ndëshkuan me nga pesë gabime personale. Në këto momente Sigal Prishtina u afrua në 3 pikë epërsi, kryesisht me gjuajtje të lira të Edin Bavcicit dhe me syçeltësinë e kapitenit, Edo Azemi. 

Drama, sekondë pas sekonde

Fundi dramatik i ndeshjes udhëhiqej me pikë të Veselit te Peja, derisa Dardani vazhdonte të shënonte në anën tjetër. 82-80 ishte rezultati 1.30 minuta para fundit të ndeshjes. Dardani barazon nga gjuajtjet e lira në 82-82. Gerti Shima në sulmin tjetër bllokohet nga Gary McGhee, derisa shkaktohet faul ndaj Dardanit, për 82-84. 

Samiri kundërpërgjigjet me treshe për 85-84, 50 sekonda para fundit të ndeshjes. Dardani e bën 85-86 në sulmin e radhës, vetë. Pason një lëndim i Samirit për tu ndalur loja, pas një goditjeje te Bavcic, 18 sekonda para fundit. 

Alban Veseli kthen epërsinë, 87-86, nga gjuajtjet tjera të lira. Pason pushimi për taktikat e fundit nga Sabit Hadzic dhe Boris Kurtovic, 18 sekonda para fundit. 

Të gjithë vrapojnë pas Dardanit, ai pason te Muhamed Hasani i lirë, që dështon të shënojë trepikëshin dhe Peja fiton ndeshjen. 

Barazohen në krye

Samir Shaptahovic me 26 dhe Alban Veseli (rezerva e artë) me 20 pikë kanë qenë më efikasit te verdhezinjtë triumfues, derisa i pakapshmi Dardan Berisha me 36 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. 

Peja dhe Sigal Prishtina, tani kanë bilanc të njejtë me nga 8 fitore e një disfatë. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore

PEJA SIGAL PRISHTINA
Çereku i parë 26 21
Çereku i dytë 25 20
Çereku i tretë 15 18
Çereku i katërt 21 27
Kërcime në mbrojtje 20 24
Kërcime në sulm 4 5
Gjithsej kërcime 24 29
Asistime 19 19
Bllokada 2 3
Topa të vjedhur 4 6
Topa të humbur 15 12
Tentime për tre pikë 13/29 7/16
Tentime nga loja 32/61 27/55
Gjuajtjet e lira 10/12 25/28


Statistikat individuale te Peja

1 Samir Shaptahovic 26 pikë 3 asistime 2 kërcime
2 Alban Veseli 20 pikë 7 kërcime 1 asistim
3 Hrvoje Puljko 11 pikë 2 asistime 1 kërcim
4 Gerti Shima 10 pikë 8 kërcime 1 bllokadë
5 Teo Simovic 9 pikë 1 kërcim
6 Jan Mocnik 7 pikë 6 asistime 1 kërcim
7 Drilon Hajrizi 2 pikë 3 asistime 2 kërcime
8 Jozo Brkic 2 pikë 2 asistime 2 kërcime


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 36 pikë 7 kërcime 6 asistime
2 Edmond Azemi 14 pikë 7 kërcime 2 asistime
3 Jordan Hulls 13 pikë 7 asistime 4 kërcime
4 Blerim Mazreku 11 pikë 2 kërcime 1 asistim
5 Edin Bavcic 8 pikë 6 kërcime 1 asistim
6 Gery McGhee 4 pikë 3 kërcime 1 asistim

HOU-LAL

E dyta me radhë për Kobe & co.

NBA

E dyta me radhë për Kobe & co.

20/11/14 @ 13:31

CAV-SAS

Gabimi i Jamesit, kushtoi me humbje

NBA

Gabimi i Jamesit, kushtoi me humbje

20/11/14 @ 11:53

PRISHTINA KONFIRMON

Gary McGhee debuton në Karagaç

FBK Superliga

Gary McGhee debuton në Karagaç

20/11/14 @ 11:10

GJAKOVË E FERIZAJ

Natë basketbolli

FBK Superliga

Natë basketbolli

20/11/14 @ 10:48

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44

FLET KAPITENI

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

17/07/23 @ 16:38


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga