Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKOHEN TË PARËT

Barça, Olympiacos dhe CSKA, sigurojnë

REUTERS/Arkiv

Barça, Olympiacos dhe CSKA, sigurojnë


21 November, 2014 @11:19

Fitorja e Barcelonës ndaj Bayern Munchenit, 99-77, e CSKA Moskës ndaj Alba Berlinit 95-66 dhe e Olympiacosit ndaj Valencias 77-76 - ua siguroi atyre daljen nga faza e parë grupore e Euroleague këtë stinor.  Borozani.com

Dy ekipe tjera të mëdha, Real Madrid dhe mbrojtësi i titullit, Maccabi Tel Aviv, kanë ende punë për tu kualifikuar. 

Fitoren kualifikuese Olympiacosit ia solli lojtari më i mirë i tyre, Vassilis Spanoulis, që në momentet e fundit të ndeshjes shpërtheu. 

“Ne treguam karakter, zemër dhe mentalitet fitues, por performanca ishte jo e mirë,” ka thënë trajneri i grekëve, Giannis Sfairopulous pas fitores së ekipit të tij, që ktheu ndeshjes përkundër se ishin 10 pikë në disavantazh në çerekun e fundit. 

CSKA-ja në anën tjetër me lojën e mirë të Nando De Colos që shënoi 22 pikë, si dhe të playmakerit amerikan Aaron Jackson me 18 pikë kishte epërsi prej 40-15 gjatë ndeshjes dhe nuk kishte probleme përkundër se gjermanët tentuan të bëjnë diçka më shumë. 

Barcelona zgjeroi startin perfekt në gjashtë fitore. Lideri i të gjitha kohërave me pikë të shënuara në Euroleague, Juan Carlos Navarro, pastaj Bostjan Nachbar dhe Marcelinho Huertas - shënuan nga 15 pikë në natën që ekipi katalonas u kualifikua. 

Treshja e kualifikuar në fjalë, ka rekord perfekt në Euroleauge, prej 6 fitoreve dhe asnjë humbje deri më tani. 

Sonte luhen edhe tre ndeshje: Zalgiris - Real Madrid dhe Banco di Sardegna - N. Novogrod (Gr. A), Unicaja - Cedevita (Gr. B) dhe Galatasaray - Crvena Zvezda (Gr. D)



Tabelat aktuale të EUROLEAGUE:

GRUPI A: GRUPI B: GRUPI C: GRUPI D:
Real Madrid 4-1 CSKA 6-0 Barcelona 6-0 Olympiacos 6-0
Efes Anadolu 4-2 Maccabi 4-2 Panathinaikos 4-2 Zvezda 3-2
Zalgriis 3-2 Unicaja 3-2 Fenerbahçe 4-2 Neptunas 3-3
N. Novogrod 2-3 Alba 2-4 EA Milano 2-4 Galatasaray 2-3
Unics 2-4 Cedevita 1-4 Turow 1-5 Laboral 2-4
Banco di Sardegna 1-4 Limoges 1-5 Bayern 1-5 Valencia 1-5

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague