WASH-CLE

nba.com
Duhet të punojmë më shumë
22 November, 2014 @11:48
Lëkundja e Cleveland Cavaliersit, ia nisi përsëri. Borozani.com
Që nga fillimi i stinorit, krahas transferimeve fenomenale që i bënë, si LeBron James e Kevin Love, po vërehet se nuk janë adaptuar me njëri tjetrin e tërë skuadra.
Humbjen e tretë me radhë, Cavs, arritën kundër Washington Wizardsit, duke u mposhtur me rezultat 91-78. John Wall, ishte i pakapshëm me 28 pikë e 7 asistime, derisa 22 pikët e LeBron Jamesit dhe të Kyrie Irvingut, nuk mjaftuan për fitore tek Cleveland.
Pas ndeshjes, King James, deklaroi se duhet të punojnë më shumë dhe se këtë e dinë të gjithë në skuadër. Gjithashtu James, mendon se kjo është një sfidë dhe se së shpejti do të këndellen.
Cleveland e regjistroi humbjen e gjashtë, duke i pasur edhe pesë fitore, derisa Washingtoni ka bilanc më të mirë, me 8 fitore e 3 humbje, duke u renditur në pozitën e dytë në Konferencën Lindore.
Video
Washington-Cleveland