MIQËSORJA

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina e gatshme për spektakël ndaj Cibonës
24 November, 2014 @22:22
Kampionja e Kosovës, Sigal Prishtina, duket të jetë e gatshme për ndeshjen miqësore me Cibonën, të aranzhuar për 26 nëntor.
Drejtuesit e klubit bardhekaltër nga kryeqyteti i vendit kanë dhënë edhe njoftimet e fundit për tifozë, se ku mund të paisen me bileta për këtë ndeshje, derisa kanë theksuar se poseduesit e VIP kartelave sezonale, mund t’i përdorin ato edhe për këtë ndeshje.
Biletat do të shiten me çmim prej 3 eurove para Newbornit, ndërsa përveç transmetimit të siguruar nga RTK1 dhe RTK4, prishtinasit kanë përgatitur edhe program sportivo-artistik para ndeshjes Sigal Prishtina - Cibona.