40 PIKË

reuters
Curry bombardon, Golden State fiton
26 November, 2014 @12:01
Në ndeshjen Miami Heat - Golden State Warriors, Stephen Curry, ishte i pa ndalshëm mbrëmë. Borozani.com
Performanca fenomenale e Curryt, sidomos nga vija e treshit, që shënoi tetë herë nga njëmbëdhjetë gjuajtje, luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Golden State, kundër Miami Heatit, me rezultat 114-97.
Luftëtari Stephen Curry, në total luajti me 40 pikë, 7 asistime, 6 kërcime e 3 topa të vjedhur, i cili shkëlqeu në Florida, derisa u ndihmua edhe nga partneri i tij Klay Thompson me 24 sosh.
Në anën tjetër, 26 pikët dhe 9 kërcimet e Chris Boshit, nuk mjaftuan për Miami Heatin, për ta ndalur Curryn.
Golden State, me këtë e regjistroi fitoren e 11-të, të cilët i kanë vetëm dy humbje, ndërsa Miami ka bilanc prej 8 fitoreve e 7 humbjeve.
Video
Performanca e Stephen Curryt