PRISHTINA - CIBONA

KB Prishtina
Cibona fiton spektaklin
26 November, 2014 @21:11
Ndeshja miqësore ndërmjet Sigal Prishtinës dhe ish kampiones të dyfishtë të Euroligës, Cibonës, përfundoi me fitoren e kësaj të fundit.
Skuadra kroate, e cila erdhi në kryeqytetin kosovar vetëm tre ditë pas ndeshjes kundër Partizanit që u zhvillua në Beograd, arriti të fitoi pa shumë vështirësi ndaj bardhekaltërve 101-81.
Prishtina ishte rival i denjë për Cibonën vetëm në çerekun e parë, të cilin e përfundoi me -1 pikë dallim, 22-23, ndërsa më pas kontrolli i lojës kaloi në duart e kroatëve.
Dardan Berisha, i cili shënoi 32 pikë, si zakonisht ishte më i miri te Sigal Prishtina, kurse te fituesit më së shumti u dallua playmakeri amerikan Jerel Blassingame me 15 pikë, ndërsa përveç tij edhe gjashtë basketbollistë të tjerë arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Me rastin e këtij takimi, u përkujtua edhe legjenda e ndjerë e basketbollit europian, Drazhen Petrovic, i cili po ashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Cibonës.