DAL-NYK

REUTERS
Dallas fiton në vazhdime
27 November, 2014 @12:15
Duke u bazuar tek forma e mirë e Dallas Mavericksit, të gjithë menduan se ata do ta kalojnë pengesën e New Yorkut me lehtësi.
Por çuditërisht, New York Knicks, në mungesë të superyllit Carmelo Anthony, i cili kishte dhimbje nga shpina, arriti t’i nxjerrë telashe Dallasit.
Djelmoshat e trajnerit Derek Fisher, e dërguan ndeshjen në vazhdime, por në fund nuk kishin fuqi për ta mposhtur Dallasin, ku ndeshja përfundoi me rezultat 109-102 në favor të Mavericksit.
Tek Dallasi më i miri, si zakonisht ishte Dirk Nowitzki, i cili shënoi 30 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Tyson Chandler, me 17 pikë.
Chandler gjithashtu dominoi në trapez duke i rrëmbyer 25 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 11-të e Dallasit, krahas pesë humbjeve që i kanë, ndërsa New York Knicks ka bilanc prej katër fitoreve e 12 humbjeve.
Video
Dallas-New York