KARAGAÇ

Foto: KB Peja
Peja, me rekord të fitoreve radhazi
29 November, 2014 @20:54
Nënkampionja e Kosovës, Peja, ka arritur të mposht Yllin e Suharekës në Karagaç, për të vazhduar serinë pozitive që e ka kapur.
Peja me rekord të fitoreve me radhë
Kjo ka qenë fitorja e nëntë me radhë e Pejës në Superligë dhe tashmë ka kaluar sa i përket serisë së fitoreve radhazi Sigal Prishtinën këtë stinor.
Sa i përket ndeshjes, Peja krijoi epërsi 11 pikëshe pas çerekut të parë, të cilën e rrezikoi mjaft në çerekun e dytë, por sidoqoftë - nuk la vend për befasi.
Verdhezinjtë përsëri krijuan epërsi të dukshme në çerek të tretë, për të pasur finish të rehatshëm të ndeshjes në fund.
Pesëshja e parë, pikë dyshifrore
Alban Veseli, që nisi ndeshjen te pesëshja e parë, ka qenë lojtari më i dalluar i pejanëve sonte. Ai ka shënuar 24 pikë, 5 kërcime e 3 asistime në fitoren e ekipit të tij.
Përveç tij, ajo që vlen të përmendet është se e gjithë pesëshja e parë (Jan Mocnik, Drilon Hajrizi, Teo Simovic, Hrvoje Puljko dhe Veseli i cekur më lartë) e ekipit të Pejës ka shënuar pikë dyshifrore, kurse nga banka erdhën vetëm 9 pikë.
Samir Shaptahovic nuk u fut fare në lojë, derisa e gjithë banka pejane shfrytëzoi disa minuta në fushë, ku trajneri Boris Kurtovic nuk kurseu askë.
Hammork, koshashënuesi i ndeshjes
Te Ylli ka shkëlqyer Charles Hammork. Ai ka qenë lojtari më efikas i ndeshjes me 32 pikë të shënuara, derisa i kontribuoi edhe me nga 5 asistime e kërcime ekipit të tij.
Urim Zenelaj regjistroi double-double në ndeshje, me 14 pikë e 15 kërcime, e ajo që vlen të përmendet është se edhe trajneri suharekas Agron Berisha i dha rastin të gjithë lojtarëve të shijojnë ndeshjen.
Peja me bilanc 10-1 merr kryesimin e tabelës sonte, derisa Ylli vazhdon të ketë vetëm tre fitore krahas tjerave humbje.
Statistikat ekipore:
Peja | Ylli | ||
Çereku i parë | 31 | 20 | |
Çereku i dytë | 19 | 23 | |
Çereku i tretë | 29 | 15 | |
Çereku i katërt | 23 | 31 | |
Kërcime | 36 | 37 | |
Asistime | 28 | 18 | |
Bllokada | 3 | 3 | |
Topa të vjedhur | 8 | 7 | |
Topa të humbur | 13 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 16/40 | 4/21 | |
Tentime nga loja | 37/73 | 31/72 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/23 | 23/32 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 24 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
2 | Hrvoje Puljko | 23 pikë | 3 asistime | 1 kërcime |
3 | Drilon Hajrizi | 21 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Teo Simovic | 13 pikë | 4 kërcime | |
5 | Jan Mocnik | 12 pikë | 17 asistime | 5 kërcime |
6 | Jozo Brkic | 9 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Charles Hammrok | 32 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
2 | Najee White | 16 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
3 | Artin Gashi | 16 pikë | 6 kërcime | |
4 | Urim Zenelaj | 14 pikë | 15 kërcime | 1 asistim |
5 | Derrick Washington | 7 pikë | 10 asistime | 2 kërcime |
6 | Egzon Berisha | 2 pikë | 1 kërcim | |
7 | Florint Fetiu | 2 pikë |