PHILADELPHIA 76ers

E vetmja skuadër pa fitore
30 November, 2014 @15:41
E vetmja skuadër në NBA, që ende nuk e shijoi fitoren, është Philadelphia 76ers.
Humbjen e 16-të të stinorit e arritën dje kundër Dallas Mavericksit, me rezultat 110-103, në Wells Fargo Center.
Edhepse Michael Carter-Williams, bëri triple-double me 18 pikë, 16 asistime e 10 kërcime, nuk arriti ta mposht Dallasin, të cilët luajtën pa Dirk Nowitzkin.
Startin më të dobët në histori të NBA-së, e kishte bërë New Jersey Nets në vitin 2009, me 0 fitore e 18 humbje.
E tash, mbetet të shihet se a do ta thyej këtë rekord Philadelphia.
Video
Performanca e Carter Williamsit