SHANI NUSHI - GJAKOVË
BOROZANI/Lis Dorambari
Vëllaznimi me 100-she ndaj Kastriotit
30 November, 2014 @21:16
Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Kastriotit sot në palestrën Shani Nushi.
Ndeshja u këput nga Vëllaznimi në çerekët dy dhe tre
Ekipi i Jeton Nixhës, ka qenë tërësisht i barabartë në çerek të parë të lojës, ndaj mysafirëve nga Ferizaji, mirëpo në çerekun e dytë ata krijuan epërsi të nevojshme për pushim të rehatshëm.
Edhe çereku i tretë kaloi në dominim të Vëllaznimit, derisa dhjetë minutëshi i fundit kaloi me lojë të barabartë sa për të përcaktuar rezultatin përfundimtar dhe fitoren e katërt të gjakovarëve në Superligë.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e ekipit kuqezi nga Gjakova, ku kanë arritur shifrën e 100 pikëve të shënuara.
Brooks, dallohet te gjakovarët
Amerikani i vetëm në radhët e gjakovarëve, Phil Brooks, ka qenë më i dalluari i ndeshjes sonte duke shënuar double-double prej 22 pikëve dhe 12 asistimeve.
Atij i ndihmuan edhe Dino Hodzic (gjithashtu double-double), pastaj Mario Hajdic dhe Korab Prekazi (nga banka) - të gjithë me pikë dyshifrore.
Te Kastrioti, përkundër mundit të madh për të arritur më shumë, e që nuk e arritën, u dalluan: Donald Lawes dhe Stephen Coles me nga 23 pikë të shënuara, derisa ky i pari shtoi edhe 11 kërcime për të përfunduar ndeshjen me double-double.
Vëllaznimi përforcohet në pozitë të pestë, derisa Kastrioti vazhdon të jetë i fundit në tabelë.
Statistikat ekipore:
Vëllaznimi | Kastrioti | ||
Çereku i parë | 18 | 16 | |
Çereku i dytë | 28 | 16 | |
Çereku i tretë | 24 | 17 | |
Çereku i katërt | 30 | 29 | |
Kërcime | 23 | 25 | |
Asistime | 32 | 18 | |
Bllokada | 1 | 9 | |
Topa të vjedhur | 3 | 0 | |
Tentime për tre pikë | 10/24 | 6/16 | |
Tentime nga loja | 41/76 | 27/45 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 8/9 | 18/30 |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Phill Brooks | 22 pikë | 12 asistime | 2 kërcime |
2 | Dino Hodzic | 19 pikë | 12 kërcime | 6 asistime |
3 | Marijo Hajdic | 15 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
4 | Korab Prekazi | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
5 | Besnik Azemi | 9 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
6 | Qëndrim Ajazaj | 7 pikë | 2 asistime | |
7 | Driton Rraci | 6 pikë | 1 kërcim | |
8 | Imer Tahiri | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Genti Zeka | 2 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
10 | Leutrim Berisha | 2 pikë | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Donald Lawes | 23 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
2 | Stephen Coles | 23 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
3 | Vincent Williams | 14 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
4 | Hysen Sadiku | 8 pikë | 2 asistime | |
5 | Gent Shabani | 4 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
6 | Armend Jashari | 3 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
7 | Reuben Werber | 3 pikë | 3 kërcime |