100 PLUS
BOROZANI/Lis Dorambari
Vëllaznimi me 100+, i pari pas liderëve
1 December, 2014 @14:26
Skuadra që erdhi këtë stinor në Superligë, Vëllaznimi, ka arritur të bëhet ekipi i parë që pas Sigal Prishtinës e Pejës, arrin shifrën e 100 pikëve të shënuara ndaj një kundërshtari në Superligë.
Ekipi i udhëhequr nga tekniku Jeton Nixha, mbrëmë ka arritur që të mposht Kastriotin e Ferizajit në palestrën Shani Nushi të Gjakovës me rezultat 100-78.
Peja e para, pastaj Prishtina me 100 e më shumë pikë
Si duket ardhja e amerikanit Phil Brooks ka ndikuar pozitivisht në sulm të ekipit, që tashmë duket më agresiv dhe preciz.
Në anën tjetër, sa i përket statistikës, Peja është ekipi që ka arritur më së shpeshti treshifrorin e pikëve në Superligë, pesë herë dhe pas tyre vjen Sigal Prishtina me tre herë.
Ekipet që kanë shënuar 100 e më shumë pikë në një ndeshje të kampionatit:
1 | Peja | 5 herë | Xhiro IV dhe Xhiro XI ndaj Yllit; Xhiro V ndaj Kastriotit; Xhiro VII ndaj Bashkimit dhe Xhiro VIII ndaj Besës. | |
2 | Sigal Prishtina | 3 herë | Xhiro III dhe Xhiro X ndaj Besës; Xhiro VII ndaj Kastriotit; | |
3 | Vëllaznimi | 1 herë | Xhiro XI ndaj Kastriotit; |