MË TË MIRËT

nba.com
Lojtarët e javës: James e Griffin
2 December, 2014 @13:39
Janë zgjedhur lojtarët e javës në NBA, të cilët me shkëlqimin e tyre, arritën rezultate pozitive gjatë javës së kaluar në skuadrat e tyre.
Në Perëndim, lojtari i javës është zgjedhur Blake Griffin, i cili në katër ndeshjet e zhvilluara, arriti të fitojë katër herë me Los Angeles Clippersin.
Griffin, gjatë javës, në ndeshjen kundër Charlotte Hornets, luajti me 22 pikë, 16 kërcime e 9 asistime, pastaj shkëlqeu edhe në ndeshjen kundër Houston Rockets me 30 pikë, e 10 kërcime, derisa e përmbylli javën me 28 pikë, 6 kërcime e 3 asistime kundër Utah Jazz.
Kurse në Lindje, këtë çmim e mori LeBron James. Kingu i Clevelandit, në ndeshjen kundër Orlando Magicut, shënoi 29 pikë i bëri 11 asistime dhe i rrëmbeu 4 kërcime. Kundër Washingtonit, gjithashtu Jamesi luajti me 29 pikë, 10 kërcime, 8 asistime dhe 3 topa të vjedhur, derisa në ndeshjen kundër Indiana Pacers dha kontribut me 19 pikë e 7 asistime.
Këta dy lojtarë, luajtën rolin kryesorë në fitoret e ekivepe të tyre, Clippers tani gjendet në pozitën e 7-të në Perëndim me 12 fitore e 5 humbje, ndërsa Clevelandi në Lindje, gjendet në pozitën e 6-të me 8 fitore e 7 humbje.