Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONTRATË 1+1

Veterani vazhdon me Efesin

Veterani vazhdon me Efesin


22 July, 2020 @16:33

Veterani kroat Krunoslav Simon vazhdon kontratën me ekipin nga Stambolli, Anadolu Efes.

Anadolu Efes ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me veteranin Simon edhe për një vit me opsionin e zgjatjes për edhe një vit tjeter.

Reprezentuesi kroat, tashmë 35 vjeçar, është pjesë e turqve që nga viti 2017.

Në sezonën e fundit kishte një mesatare prej 8.9 pikëve për ndeshje, 3.9 kërcimeve për ndeshje dhe 2.9 asistimeve për ndeshje, duke qenë njëri prej më të mirëve tek Efesi, të cilët kishin bilanc prej 24 fitoreve dhe 4 humbjeve para se të anulohet sezoni për shkak të pandemisë coronavirus.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague