Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET DHE DERBI I XHIROS

Vjeshta mbyllet me super-derbi

Vjeshta mbyllet me super-derbi


10 December, 2021 @14:53

Stinori vjeshtor përmbyllet me superderbin mes Prishtinës dhe Penzës. Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Superligën e Femrave, që është e fundit për stinorin vjeshtor.

Derbi do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Penzës, takim që zhvillohet të shtunën në kryeqytet. Vashat prishtinase kanë nëntë fitore në nëntë ndeshje dhe do të tentojnë të mbeten të pamposhtura në elitë, kurse skuadra pejane synon fitoren dhe barazimin e pikëve në renditje. Këto dy skuadra u përballën edhe në Ligën Unike, ku fituan vashat pejane, ndërsa në Superligën e Femrave, skuadra prishtinase është e vetmja që nuk di për humbje.

TABELA AKTUALE

Dy skuadrat kanë ambicie të mëdha për këtë edicion dhe kjo e bën përballjen edhe më interesante, sidomos kur shihet rivaliteti mes tyre në vitet e fundit.

Në takimet tjera të xhiros së dhjetë, Kastrioti do të përballet me Vëllaznimin dhe Trepça me Bashkimin.

Superliga e Femrave - Java 10

E shtunë

12:00 Kastrioti - Vëllaznimi
14:00 Trepça - Bashkimi
19:00 Prishtina – Penza.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike