Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA - ACADEMIC

Vllaznia ia shkakton humbjen e parë Academicut

Foto: Vllaznia Basketball Club - Faqja Zyrtare

Vllaznia ia shkakton humbjen e parë Academicut


29 January, 2020 @19:31

Në ndeshjen e luajtur sonte në kuadër të Ballkan Ligës, Vllaznia nga Shkodra ia ka shkaktuar Academic Bultexit humbjen e parë në këtë garë sivjet.

Skuadra nga Shkodra sonte triumfoi me 10 pikë epërsi, 87-77, derisa dallimi i ndeshjes u bë në çerekun e tretë, në të cilin shkodranët shënuan 28 pikë, ndërkohë që pranuan vetëm 17.

Për Vllazninë kjo ishte fitorja e dytë në BIBL sivjet krahas 7 humbjeve që i ka, kurse Academic me 7 fitore e 1 humbje momentalisht i prin ligës. Me nga 8 ndeshje të zhvilluara, edhe Academic e edhe Vllaznia e kanë përfunduar sezonin e rregullt për sivjet në BIBL, ndërkohë që presin fazën Play Off.

TABELA AKTUALE NË BIBL:

1. Academic Bultex (8 ndeshje, 7 fitore)
2. Peja (7 ndeshje, 4 fitore)
3. Vllaznia (8 ndeshje, 2 fitore)
4. Ibri Rozhajë (6 ndeshje, 3 fitore)
5. Rahoveci (7 ndeshje, 2 fitore)


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League