Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SI DO TË VAZHDOJNË?

Votat kritike për fatin e Euroleague-së

Foto: euroleague.net

Votat kritike për fatin e Euroleague-së


24 May, 2020 @8:54

Për garën më të fuqishme të basketbollit evropian, Euroleague, do të vendoset sot dhe nesër.

Kjo, pasi që 11 ekipet që kanë licencën A do të votojnë për të vendosur fatin e stinorit 2019/20.

Deri në fund të stinorit të rregullt të Euroleague-së, kishin mbetur edhe gjashtë xhiro.

Në fund të votimit do të kuptohet se si do të vazhdojë stinori dhe PlayOffi a do të nis me katër apo tetë ekipe.

Për tu marrë një vendim, duhen së paku 6 vota nga 11 ekipet që kanë licencën A. Në Euroleague marrin pjesë 18 skuadra.

Final Fouri ishte paraparë të luhet në Köln. Por, në tavolinë të drejtuesve të ligës po konsiderohen edhe Greqia, Serbia e Lituania si vende potenciale për ta vazhduar garën.

Euroleague


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague