Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ NGA DO T'IA NISIN PLAYOFFIT?

Vushtrria fiton, fituesi i stinorit të rregullt vendoset në xhiron e fundit

Vushtrria fiton, fituesi i stinorit të rregullt vendoset në xhiron e fundit


9 March, 2023 @21:41

Skuadra e Vushtrrisë pa shumë telashe ka arritur të regjistrojë fitoren e 23 të stinorit të rregullt në kuadër të Ligës së Parë, duke e mposhtur sonte Prishtinën e Re me rezultat të thellë, 88-54 [19-14, 14-13, 30-16, 25-11].

Dallimi kryesor në ndeshje u bë në pjesë të dytë, kur mysafirët ranë nga loja, kurse ekipi i vushtrriasve vazhdoi njëjtë për të shkuar te fitorja, që e mbanë me pikë të njëjta me liderin e ligës, Istogun.

Ramadan Zekiqi ka luajtur me 19 pikë në këtë ndeshje, ndërsa ka bërë edhe 5 asistime për ekipin e drejtuar nga Gazmend Asllani. Saktësia në shënime është ajo që e bën këtë lojtar të dalluar, pasi që pos tresheve 2/2, ai ka qenë gati perfekt edhe në gjuajtjet e lira 7/8.

Me 11 pikë në fitore luajti Rinol Gashi, ndërsa bëri edhe 6 asistime e 2 kërcime, kurse lojtari tjetër që kreu ndeshjen me pikë dyshifrore ka qenë Blendi Mehana që dha 10 pikë, 2 asistime e 6 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re, që ka mbetur qe tri xhiro pa trajnerin e saj të deritashëm Albert Sylejmani, që ka marrë drejtimin e ekipit të KBF Prishtina, ka regjistruar humbjen e radhës dhe po rrezikon mbijetesën përmes PlayOutit, pasi që një xhiro para fundit të stinorit të rregullt ka bilans 9-20.

Te ekipi kryeqytetas sonte më i dalluari ka qenë Adrian Ibishi me 20 pikë, ndërsa Engjull Sollova që u regjistrua edhe si trajner sonte, në mungesë të Ibrahim Karabegut, dha 17 pikë.

Në xhiron e fundit, Vushtrria do të kërkojë fitore ndaj të rrezikuarës tjetër MH Prishtina si mysafir, derisa do të duhet të shpresojë në humbjen e Istogut për të kryer stinorin e rregullt në krye të tabelës. Në anën tjetër Prishtina e Re vendimtaren e luan në shtëpi ndaj NewBasketit të Prizrenit.

Kujtojmë, lufta për vendin e parë në stinor të rregullt bëhet për shkak të avantazhit për terrenin vendas në PlayOff, kur edhe vendoset se cili ekip nga Liga e Parë hyn direkt në Superligë dhe cili ekip do të tentojë futjen aty përmes PlayOutit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë