Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA IA BËN 1-0 BORËS

Vushtrria mposht Borën, një hap para finales

Fotografi e ekipit pas fitores/ Foto: KB Vushtrria/ fb

Vushtrria mposht Borën, një hap para finales


17 March, 2023 @20:15

Vushtrria e drejtuar nga Gazmend Asllani ka bërë hapin e parë për të arritur drejt finales së PlayOffit të Ligës së Parë në basketboll. Ekipi vushtrrias ka bërë dallimin në çerekun e tretë të lojës për të shkuar te fitorja ndaj ekipit të ri prishtinas, ashtu që të nis gjysmëfinalen e PlayOffit duke marrë epërsinë me epërsinë e terrenit vendas që ka, 1-0.

Vushtrria mposhti Borën me rezultat 86-78 [21-21, 22-22, 24-17, 19-18] dhe tashmë do të hyjë në ndeshjen e dytë me epërsi karshi ekipit të Arben Krasniqit.

Sa i përket lojtarëve, Albion Imeri me 16 pikë, 2 asistime e 11 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit të Vushtrrisë, ndërsa 14 pikë, 2 asistime e 8 kërcime i ka bërë kapiteni me përvojë i skuadrës, Besnik Azemi.

Te Bora, Leonard Mekaj e Dion Haxhosaj dhanë nga 21 pikë secili, por nuk mjaftuan për më tepër. Mekaj bëri edhe 6 asistime e 4 kërcime, ndërsa Haxhosaj shtoi një asistim e 8 kërcime në llogari të tij.

Me fitore, Vushtrria pra siç u tha është në epërsi në serinë gjysmëfinale të PlayOffit 1-0 ndaj Borës, ndërsa ekipi që arrin dy fitore i pari, siguron finalen e PlayOffit - fituesi i së cilës siguron Superligën.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë