Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE JO E LEHTË

Vushtrria përforcon kreun

Vushtrria përforcon kreun


23 January, 2023 @23:08

Jo lehtë, në një ndeshje të luftuar shumë, Vushtrria ka arritur të mposht AS Prishtinën për të përforcuar kreun e renditjes tabelare për momentin. Ekipi i Gazmend Asllanit ka arritur t’i bëj ballë Leondre Washingtonit për të fituar ndeshjen me rezultat, AS Prishtina 88-94 Vushtrria [13-25, 20-23, 29-23, 26-23].

Erhan Sholla me 17 pikë e 5 asistime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Vushtrrisë në fitore, ndërsa 14 i shënoi Paraart Zeqiri në fitore. Ramadan Zekiqi, Engjëll Ramaj dhe Albion Imeri dhanë nga 13 pikë në fitore.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Washington shënoi 45 pikë, bëri 10 kërcime e 7 asistime, ndërsa humbi 8 topa! Por, AS Prishtina do të duhet të kërkojë fitoren në ndeshje tjera.

Vushtrria me fitore bën bilancin 17-5, bdërsa AS Prsihtina mbetet e fundit në renditje me 1-21.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë