Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPRESA PËR MBIJETESË

Washington 60 pikë, AS Prishtina shënon fitoren e dytë!

Washington 60 pikë, AS Prishtina shënon fitoren e dytë!


28 January, 2023 @17:05

Një përforcim pak më cilësor në ekipin e AS Prishtinës ka bërë që ekipi që deri tash nuk kishte asnjë fitore në Ligë të Parë, të regjistrojë shpejt të dytën dhe të futet në luftë për mbijetesë aty.

AS Prishtina ka mposhtur New Basketin e Prizrenit në një ndeshje të luftuar deri në fund, ndërsa Leondre Washington ka dhënë 60 pikë për ekipin e tij në fitoren e shënuar.

TABELA AKTUALE

Rezultati NewBasket 101-109 AS Prishtina, ndërsa prishtinasit regjistruan fitoren, që i bëri ata tash me bilanc 2-21. NewBasket pas kësaj humbjeje ka bilanc 16-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë