Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË SEZONALE PËR AS PRISHTINËN

Washington debuton me 40 pikë, AS Prishtina arrin fitoren e parë

Washington debuton me 40 pikë, AS Prishtina arrin fitoren e parë


20 January, 2023 @22:08

Basketbollisti amerikan Leondre Washington, ka shënuar 40 pikë për 40 minuta lojë në debutimin e tij për AS Prishtinën, ndërsa ekipi ka shënuar fitoren e parë kampionale në Ligë të Parë, duke e mposhtur Dritën Bashkim Selishta të Gjilanit 72-97 [17-27, 17-22, 23-27, 15-21].

Washington, që erdhi te AS Prishtina nga Ponte Prizreni, ka kryer lojën me double-double dhe vetëm 3 asistime i munguan për të kryer lojën me triple-double, derisa bëri edhe 12 kërcime e 7 asistime në fitore.

TABELA AKTUALE

Pos tij, janë dalluar edhe Dardan Sejdiu me 24 pikë si dhe Ermir Gashi me 20 të tjera.

Te Drita, që u befasua sonte, më i dalluari ka qenë Kushtrim Bajraliu që luajti me double-double prej 16 pikësh e 18 kërcimesh.

Pas kësaj ndeshjeje Drita bëhet me bilanc 15-6, ndërsa AS Prishtina me 1-20, derisa i con edhe mesazh ekipeve tjera se në ciklin e tretë të kampionatit të rregullt mund të bëj befasira tjera në luftën për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë