SUPERLIGA
Xhiro XVI mbyllet në Suharekë
22 January, 2017 @15:35
Pas 3 ndeshjeve të luajtura dje, ndeshja e fundit e xhiros së XVI në Superligë luhet sonte në Suharekë.
Ylli pret në palestrën ‘13 Qershori’ skuadrën e Pejës, e cila vjen pas fitores në ndeshjen ndaj Trepçës në kuadër të Ligës Ballkanike.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për skuadrën therandase pa liderin Urim Zenelaj, i cili gjatë afatit kalimtar të janarit kaloi te skuadra e Sigal Prishtinës, mirëpo Ylli në radhët e veta ka sjellur 3 basketbollistë të huaj si dhe ka afruar Ujkan Karanezin.
Sa i përket pejanëve, ata kanë afruar në radhët e veta dyshen e Vëllaznimit, Blendi Matoshin dhe Arian Qallakun.
Takimi fillon sonte në ora 18:00.