SUPERLIGA
Xhiroja 22 hapet me 2 ndeshje
25 January, 2020 @10:29
Xhiroja e 22 në Superligën e Kosovës në basketboll, sot do të hapet me dy ndeshje.
Ndeshja e parë e ditës do të jetë në mes të Lipjanit dhe Prizrenit në ora 17:00, ndërsa nga ora 19:00, Trepça përballet me Rahovecin në Mitrovicë.
Prizreni ndaj Lipjanit nuk ka pësuar asnjëherë në këtë sezon (2-0).
Sikurse skuadra prizrenase edhe Rahoveci ka bilanc prej 2 fitoreve kundër Trepçës në këtë sezon.
Lipjani aktualisht gjendet në pozitën e fundit me 1 fitore e 18 humbje, derisa Prizreni me 11 fitore e 8 humbje është në pozitën e katërt. Në anën tjetër Trepça ka bilanc prej 4 fitoreve e 14 humbjeve, kurse Rahoveci gjendet n pozitën e dytë me 14 fitore e 5 humbje.