Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Xhiroja e 20 mbyllet me 2 ndeshje

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Xhiroja e 20 mbyllet me 2 ndeshje


16 January, 2020 @12:22

Xhiroja e 20 në Superligën e Kosovës në basketboll, do të mbyllet me 2 ndeshje që do të luhen sot.

Me fillim nga ora 17:00, Feronikeli e pret nënkampionin e Superligës, Rahovecin, ndërsa xhiroja mbyllet me derbin në mes të Trepçës dhe Bashkimit (19:00).

TABELA AKTUALE

Feronikeli gjendet në pozitën e shtatë me 5 fitore e 12 humbje, kurse Rahoveci në pozitën e tretë me 12 fitore e 5 humbje. Trepça me 4 fitore e 12 humbje është në pozitën e tetë, derisa Bashkimi me 11 fitore e 6 humbje gjendet aktualisht në pozitën e pestë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga