Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR SHPRESA

Xhiroja e fundit, Vushtrria merr kreun dhe pret gabimin e rivalit

Xhiroja e fundit, Vushtrria merr kreun dhe pret gabimin e rivalit


13 March, 2023 @22:54

Luftë e madhe në Ligë të Parë për kreun e renditjes në stinorin e rregullt, ndërsa Vushtrria ka shënuar fitore me 32 pikë dallim ndaj MH Prishtinës sonte, për të rimarrë kreun e renditjes dhe për të shpresuar në një gabim të Istogut nesër, ashtu që të përfundojnë stinorin e rregullt në krye të renditjes tabelare për të pasur epërsi në PlayOff për Superligë.

Ekipi i Gazmend Asllanit ka shënuar fitore ndaj atij të Dritëro Sefajës si mysafir, 60-92, ndërsa vendasit dukej se me fitoren në xhiron e kaluar ndaj Dritës dhe sigurimin e mbijetesës pa PlayOut, tashmë ishin rehatuar.

TABELA AKTUALE

Ramadan Zekiqi me 21 pikë, Besnik Azemi me double-double prej 17 pikësh e 11 kërcimesh ishin më të dalluarit te Vushtrria, ndërsa trajneri Asllani u dha mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicion që të paraqiten në lojë, ku edhe i riu Yll Nuradini fitoi 7-minuta lojë, duke shënuar 2 pikë të tija.

Në anën tjetër 25 pikët dhe 10 kërcimet e Dren Kastratit do t’i regjistrohen vetëm si statistikë, derisa MH Prishtina me sonte mbyll stinorin 2022/23 duke përfunduar në pozitën që siguron mbetjen në Ligë të Parë, ku pas 30 ndeshjesh në 33 xhiro, ekipi ka arritur 10 fitore e 20 disfata për tu vendosur në pozitë të tetë.

Vushtrria në anën tjetër, mbyll stinorin e rregullt me bilanc 24-6, ndërsa nesër mbrëma e kupton pozitën përfundimtare, në krye apo në pozitë të dytë të renditjes tabelare, para dueleve të PlayOffit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë