ALL STAR

Erdis Driza / Borozani
Yjet vs. Të Huajtë
29 March, 2012 @19:49
Në dyvjetorin e vdekjes së punëtorit sportiv, Isuf Lumi, Federata e Basketbollit të Kosovës organizon ndeshje reviale përkujtimore ndërmjet yjeve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë të BKT Superligës. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën sportive të Suharekës me datë 1 prill dhe do të fillojë në ora 18:00.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi, për këtë ndeshje ka ftuar këta lojtarë: Ersid Ljuca, Edmond Azemi e Granit Rugova nga Sigal Prishtina, Elvan Iljazi e Samir Shaptahovic nga Bashkimi, Gazmend Asllani e Imer Tahiri nga Trepça, Mirza Ahmetbasic, Rron Grapci e Blerim Mazreku nga Peja, Edis Kuraja nga Kolegji Univers dhe Mustafë Merovci nga Futura.
Në anën tjetër trajneri i vetëm i huaj në BKT Superligë, kroati Ivica Maric, i ka ftuar të gjithë të huajtë në ekipin e tij si: Gerald Inman e John Gilchrist të Sigal Prishtinës, Emir Zimic, Jaleel Nelson e Fikret Handjic nga Trepça, pastaj Rolando Little e Charles Bronsun nga Bashkimi, Mario Edwards e Dustin Scott nga Peja si dhe Darrin Williamsin nga Futura.
Është për habi, mosftesa e njërit ndër basketbollistët më të mirë vendor, Drilon Hajrizi, i cili po shkëlqen me Trepçën sivjet dhe po luan me mesatare të lartë si të pikëve ashtu edhe të kërcimeve e asistimeve.