Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - TREPÇA

Ylli deklason Trepçën, i rikthehet fitoreve

TOPSPORTI / A.P

Ylli deklason Trepçën, i rikthehet fitoreve


23 December, 2020 @16:37

Pas 4 humbjeve radhazi, vjen fitorja për Yllin.

Sot skuadra suharekase dominoi në çdo aspekt dhe fitoi bindshëm ndaj Trepçës, skuadër kjo që po vazhdon të kalojë formë të dobët.

Dy çerekët e parë të ndeshjes kaluan me rezultatet 22-5 dhe 29-9 për Yllin, rezultate që i dhanë suharekasve komoditet në pjesën e mbetur të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

E pa probleme kaloi edhe pjesa e dytë, e ndeshja krejt në fund u mbyll me rezultatin e thellë 91-54.

Gjashtë lojtarë te Ylli luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre, më së shumti pati Samir Zekiqi, 17, ndërsa Valon Bunjaku ishte shumë afër shifrave triple-double. Prizrenasi Bunjaku sot luajti me 12 pikë, 11 kërcime e 9 asistime.

Te Trepça, me nga 15 pikë secili më të mirët ishin Besnik Azemi dhe Ramadan Zekiqi, ndërkohë që zhgënjeu treshja e huaj Haygood - Strazimiri - Ewuosho, të cilët shënuan 13 pikë sëbashku.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga