YLL KAÇANIKU
Ylli gjen skuadrën e re
1 September, 2013 @10:07
Basketbollsti i cili në çdo afat kalimtar përmendet me skuadrat e Kosovës si transferim i mundshëm, Yll Kaçaniku, karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi.
Ylli në stinorin e ri do ta vesh fanellën e skuadrës Gamateks Pamukkale Universitesi, skuadër kjo e cila sivjet është ngritur në kategorinë e dytë turke dhe mund të vlerësohet si njëra ndër skuadrat më të mira në këtë kategori.
I njohur më shumë me emrin ‘Ulug’ në Turqi, Ylli së fundi ka luajtur për Darussafakan, ku ka pasur mesatare prej 6.8 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 1.3 asistimeve.