KENAN SPAHI
Spahi, nuk merr pjesë në Eurobasket
31 August, 2013 @1:27
Përfaqësuesja e Turqisë, e publikoi listën përfundimtare të skuadrës për Eurobasket 2013. Basketbollisti kosovar Kenan Spahi, mbeti jashtë listës së trajnerit Bogdan Tanjevic.
Kështu pas Gëzim Morinës, edhe Kenani tetëmbëdhjetë vjeçar, nuk do të merr pjesë në Eurobasket që do të mbahet në Slloveni, që do të thotë se asnjëri nga kosovarët, nuk do të jetë në ngjarjen më të rëndësishme europiane të basketbollit.
Skuadra e Turqisë do të përbehet nga këta lojtarë:
Doğuş Balbay, Ender Arslan, Sinan Güler, Serhat Çetin, Ömer Onan, Hidayet Türkoğlu, Emir Preldzic, Ersan İlyasova, Kerem Gönlüm, Oğuz Savaş, Semih Erden, Ömer Aşık.
Eurobasketi do të fillojë me 4 shtator.
Deri më tani vetëm Dardan Berisha ka qenë pjesë e Eurobasketit, i cili kishte marrë pjesë në Eurobasketin e kaluar me përfaqësuesen polake.