MITROVICË
Thompson, te Trepça
31 August, 2013 @11:42
Me playmakerin amerikan, Alan-Michael Thompson, Trepça përmbyll përforcimet para fillimit të stinorit të ri. Thompson që pritet të arrijë nesër te skuadra e tij e re është 185 centimetra i gjatë dhe ka luajtur për skuadrën e Louisianas në NCAA.
Thompson është përforcimi i dytë amerikan i mitrovicasve pas alo-qendrës Robert Goff. Përveç tyre, ish kampionja e Kosovës në basketboll është përforcuar më parë edhe me qendrën shqiptare, që llogaritet si vendor këtë stinor, Herion Faslija si dhe me Artin Gashin, që erdhi si huazim prej Pejës.
Njoftimin për kalimin e organizatorit amerikane në Trepçë e kanë konfirmuar të dyja palët për të përditshmen Sport Plus sot.
Trepça me t’u kompletuar edhe me playmakerin e saj udhëton për në Ulqin, ku do të zhvillojë fazën përgatitore para stinorit të ri. Ata kanë sjellur trajnerin e parë spanjoll në Kosovë, Israel Martin, që llogaritet të jetë përforcimi më i rëndësishëm i Trepçës për stinorin e ri.