KOSOVARI
Kenan Spahi në Fenerbahçe
31 August, 2013 @16:24
Kosovari që shpërtheu në Turqi, Kenan Spahi, do të jetë basketbollisti më i ri i Fenerbahçes, njoftojnë mediat turke sot.
Spahi 18 vjeç, që sivjet bëri bujë në Kampionatin Europian U-18, duke u shpallë lojtari më i mirë si dhe duke ia sjellë Turqisë për herë të parë titullin e kampionit europian në këtë grupmoshë, është kërkuar nga trajneri i njohur serb, Zeljko Obradovic.
Sipas NTV Spor, Spahi do të nënshkruaj marrëveshje 3+1 vjeçare, derisa zyrtarizimi i tij si basketbollist i ri i Fenerbahçes pritet të bëhet të hënën.
Spahi në moshën rinore pat shkuar në vizitë te Tofas i Bursës, ku u pëlqye u zhvillua edhe më shumë dhe tani është duke i përjetuar ditët më të mira të tij.