Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PRIZRENI

Ylli, kampion vjeshtor në Ligën Unike

Ylli, kampion vjeshtor në Ligën Unike


Teksti: LIGA UNIKE

19 December, 2021 @19:11

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me rezultat 69:52 (11:10, 20:11, 15:20, 23:11), në derbin e javës së shtatë të Ligës Unike, që është xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor.

Në çerekun e parë të ndeshje kishte shumë gabime nga skuadrat dhe nuk ishin shumë të sakta, e kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 11:10, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen në rezultat.
Skuadrat paksa u këndellën në periudhën e dytë, ku vendasit ishin më të mirë, duke krijuar epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, sa përfundoi pjesa e parë, që u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara në këtë pjesë.

Në periodën e tretë më të mirë ishin mysafirët që shkrinë epërsinë, për të barazuar shifrat në 39:39, por më pas për një nuancë ishin më të mirë vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:41. Në dhjetë minutat e fundit, kampionët vetëm sa e thelluan epërsinë më shumë, ku më e larta ishte 69:50, ndërsa në fund triumfuan me shifrat 69:52.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 16 pikë e 14 kërcime, 7 asistime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë e 8 kërcime, kurse te Prizreni 16 më i dalluari ishte Ivan Koljevic me 14 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime.

Golden Eagle Ylli e përfundon stinorin vjeshtor në vendin e parë me 6 fitore dhe 1 humbje, kurse në Superligë me 10 fitore e 4 humbje, ndërsa prizrenasit me 4 fitore dhe 3 humbje në Ligën Unike e në Superligë me 9 fitore e 5 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike