Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF SEMIFINALS | GAME 3 | PRISHTINA - YLLI

Ylli lehtë ndaj Prishtinës, arrin finalen e dytë me radhë

Foto: KBYlli/fb

Ylli lehtë ndaj Prishtinës, arrin finalen e dytë me radhë


14 May, 2022 @20:53

Kampioni aktual i Kosovës, Ylli, ka mposhtur lehtë edhe në ndeshjën e tretë të serisë gjysmëfinale të PlayOffit Prishtinën, për të bërë serinë 3-0 dhe për të shkuar pa humbje në finale të PlayOffit.

Suharekasit që nga fillimi kanë treguar se janë dukshëm më të fortë se bardhekaltërit, derisa vendasit sot nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se 2 pikë në 5 minutat e para të ndeshjes.

Përkundër këndelljes së Prishtinës në çerek të dytë të lojës, Ylli ka dominuar në pjesë të dytë plotësisht për të çuar lehtë lojën deri në fund, ndërsa fituan me 19 pikë dallim për përfundimtaren 56-75 [11-18, 17-17, 11-25, 17-15].

PLAYOFF SKEMA

Me 15 pikë të shënuara më efikasi te Ylli ka qenë Mikaile Tmusic, ndërsa ka bërë edhe 2 asistime e 5 kërcime në fitore.

Pos tij, në element sonte kanë qenë edhe Erjon Kastrati që ka luajtur me 14 pikë e 6 kërcime, ndërsa Chris Harris ka shënuar 14 pikë e 7 kërcime në 20 minuta lojë sa ishte në parket.

Adis Beciragic duke parë se po e dominojnë Prishtinën, në pjesë të dytë i ka dhënë rast edhe lojtarëve të rinj e pa shumë eksperiencë në gjysmëfinale.

Prishtina e Ante Nazorit këtu përfundon stinorin 2021/22 ndërsa në ndeshjen e sontme vetëm dy lojtarë të tyre shënuan pikë dyshifrore, Muhamedali Janjeva 13 dhe Jetmir Zeqiri 11.

Ylli në finale të PlayOffit pret fituesin e duelit Trepça-Peja, ku seria aktualisht është 2-0 në të mirë të mitrovicasve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga