Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - YLLI

Ylli me lehtësi, Tsirogiannis e nis me humbje

TOPSPORTI / A.P

Ylli me lehtësi, Tsirogiannis e nis me humbje


28 October, 2018 @20:32

Në takimin përmbyllës të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll, Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Lipjanit.

Skuadra e Lipjanit, e cila sot e luajti takimin e parë nën drejtimin e grekut Ioannis Tsirogiannis, përgjatë gjithë ndeshjes ishte larg Yllit dominues, i cili takimin e sontëm e mbylli me fitore me rezultat 59-94.

TABELA AKTUALE

Më të dalluarit te Ylli sonte ishin Cleyton Everet me 23 pikë, 2 kërcime e 8 asistime dhe Robert Jones me 21 pikë, 12 kërcime e 1 asistim, kurse te Lipjani për t’u përmendur është vetëm Maurice Williams me 26 pikë, 9 kërcime e 1 asistim.

Pas 6 xhirove, Ylli ka bilanc 3-3, kurse Lipjani 1-5, ndërsa sa i përket xhiros së ardhshme, suharekasit e presin në shtëpi Borean, e Lipjani në anën tjetër i shkon Rahovecit.


 
Të gjitha lajmet nga