TREPÇA - PRIZRENI
Fitorja e parë e Trepçës
28 October, 2018 @19:28
Trepça pas gjashtë xhirove të Superligës ka shënuar fitoren e parë të stinorit. Skuadra mitrovicase ka mposhtur sonte ekipin e Prizrenit, 90-70 në Minatori.
Në çerekun e parë dhë të fundit, Trepça tregoi forcën, ndërsa në të dytin dhe të tretin ndeshja shkonte barabartë, për përfundimin 90-70.
Samir Zekiqi ka qenë më efikasi te Trepça duke shënuar 22 pikë në fitoren e parë të skuadrës, ndërsa me triple-double ka përfunduar ndeshjen Mark Dorris duke shënuar 21 pikë, 14 kërcime e 12 asistime.
Te mysafirët nga Prizreni, më efikasi ka qenë Elliott Cole me 18 pikë, por që ka qenë larg performancës së tij të zakonshme. Urim Zenelaj ka qenë më i vyeshmi në ekipin e mysafirëve me 13 pikë e 13 kërcime.
Pas kësaj ndeshjeje, Trepça ka bilanc 1-5 dhe i shkon Bashkimit në xhiron tjetër. Ndërsa Prizreni me bilanc 3-3 pret Prishtinën në Sezai Surroi.