VËLLAZNIMI - FERONIKELI
Nikli mbetet i pamposhtur
28 October, 2018 @17:27
Në ndeshjen e të pamposhturve në kuadër të Ligës së Parë në basketboll, nga dueli Vëllaznimi - Feronikeli, fituese doli skuadra nga Drenasi, Nikli, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 79-82.
Arti Hajdari ishte koshashënuesi më i mirë te Feronikeli me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Mustafë Merovci me 20 pikë të tjera.
Te Vëllaznimi, Atik Koshi shkëlqeu me 33 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.
Vëllaznimi krahas humbjes, aktualisht me një ndeshje më shumë gjendet në krye të tabelës, ndërsa Feronikeli me një ndeshje më pak, pa asnjë humbje me 3 fitore gjendet në pozitën e dytë.