Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATISTIKA NGA VJESHTA NË SUPERLIGË 2021/22

Ylli me mbrojtjen më të mirë në Superligë

Ylli me mbrojtjen më të mirë në Superligë


21 December, 2021 @14:18

Pas përfundimit të gjysmës së stinorit në Superligën e Kosovës, skuadra e Yllit mbylli vjeshtën me mbrojtjen më të mirë në ligë, statistikisht.

Ekipi i drejtuar nga Adis Becirovic ka pranuar përgjatë 14 ndeshjeve të para të stinorit 1037 pikë, që e bën atë me mesataren më të vogël të pikëve të pranuara për ndeshje në elitë të basketbollit të Kosovës, 74.07 pikë për ndeshje.

Mbrojtja e mirë, do të thotë shumë në basketboll, ndërsa bilansi 10-4 që e ka kampioni aktual në Superligë i jep shpresa për renditje sa më të mirë në fund të stinorit për të marrë avantazhin gjatë PlayOffit, kur edhe pritet lufta më e madhe për titull kampioni të Kosovës.

Pas Yllit në ekipet me mbrojtjen më të mirë renditen, Bashkimi me 1091 pikë të pranuara, me mesatare prej 77.92 pikësh të pranuara për ndeshje, ndërsa e treta me radhë është Trepça, me 1095 pikë të pranuara në total, që e bën mesataren e saj me 78.21 pikë për ndeshje.



TOP 3 EKIPET ME MBROJTJE MË TË MIRË, VJESHTA 2021/22 NË SUPERLIGË:

KB Ylli 1037 pikë të pranuara 74.07 pikë për ndeshje
KB Bashkimi 1091 pikë të pranuara 77.92 pikë për ndeshje
KB Trepça 1095 pikë të pranuara 78.21 pikë për ndeshje

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga