Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Ylli në Basketball Champions League

Ylli në Basketball Champions League


Teksti: FBK

17 June, 2022 @11:33

Basketball Champions League nëpërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka ftuar skuadrën kampione të Kosovës (Art Motion Superliga 2021/22), KB Golden Eagle Ylli për të aplikuar për pjesëmarrje në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin 2022/23.

KB Golden Eagle Ylli e ka kompletuar dokumentacionin e kërkuar nga Basketball Champions League, të cilin nëpërmjet FBK-së e ka përcjell tek departamenti i garave të kësaj lige prestigjioze të basketbollit.

Pjesëmarrja në edicionin e rregullt të Basketball Champions League apo në raundet kualifikuese për çdo klub mbetet në kompetencat e Bordit të kësaj lige, i cili do të konfirmojë listën përfundimtare të klubeve pjesëmarrëse deri të premten më 24 qershor 2022.

Kujtojmë se KB Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 duke triumfuar në serinë finale të playf-off-it në Superligë 3:1 ndaj Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga