Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - YLLI

Ylli pa telashe ndaj Lipjanit

Ylli pa telashe ndaj Lipjanit


4 October, 2019 @12:37

Siç është pritur, ashtu edhe ndodhi.

Skuadra e Yllit e mposhti pa problem Lipjanin me rezultat 88-115, në kuadër të xhiros së dytë.

Djelmoshat e trajnerit Arben Krasniqi, nga çereku i parë e deri në fund të ndeshjes nuk e lëshuan epërsinë dhe dominuan 40 minuta sa ishin në parket.

Egzon Kuqi ishte koshashënuesi më i mirë me 25 pikë te skuadra suharekase, kurse u ndihmua edhe nga Samir Zekiqi me 21 pikë.

Te Lipjani më i dalluari ishte Demarcus Stuckey Jr me 36 pikë, por nuk mjaftoi për fitore performanca e tij.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë e Yllit pas dy xhirove në Superligë, kurse për Lipjanin humbja e dytë.

Ylli të shtunën e pret Trepçën në Suharekë, kurse Lipjani luan me Rahovecin në “Mizahir Isma”.


 
Të gjitha lajmet nga